Rrëzohet aeroplani ushtarak në Rusi, humbin jetën 19 persona – PAMJE

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Rusi, humbin jetën 19 persona – PAMJE

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Rusi, humbin jetën 19 persona – PAMJE

Një aeroplan transportues ushtarak i tipit An-12 është rrëzuar në rajonin e Kemerovos, në pjesën jugperëndimore të Siberisë në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave që ndodheshin në bord.

Sponsor 3M Express

Lajmi është konfirmuar të martën nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila ka bërë të ditur se shkak paraprak i katastrofës dyshohet të jetë një problem teknik.

“Shkaktari preliminar i katastrofës është një problem teknik”, citohet të ketë deklaruar Ministria e Mbrojtjes, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas agjencisë ruse RIA, aeroplani është rrëzuar në një zonë të pabanuar.

Ndërkohë, guvernatori rajonal, Ilya Seredyuk, ka njoftuar përmes një postimi në Telegram se ekipet emergjente kanë arritur ta shuajnë zjarrin në vendin e aksidentit.

Ai ka bërë të ditur se detyra kryesore e ekipeve në terren është të ndihmojnë në hetimin e rrethanave të rrëzimit.

Në një video të publikuar në internet nga vendi i ngjarjes, afër fshatit Yagunovo, Seredyuk ka thënë se aeroplani ishte duke fluturuar nëpër rajon në momentin kur ndodhi aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia parandalon dy raste të kontrabandës në veri

Policia parandalon dy raste të kontrabandës në veri

“Episodi i kartoni e ndryshoi lojën”, Ilir Krasniqi mesazh të qartë: Ta harrojmë dhe të bëhemi më të fortë

“Episodi i kartoni e ndryshoi lojën”, Ilir Krasniqi mesazh të qartë: Ta harrojmë dhe të bëhemi më të fortë

Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës

Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës