Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës

Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës

Dua Lipa bëhet pjesë e GTA 6, kënga e saj përfshihet në albumin e videolojës

Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa do të jetë pjesë e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), pasi njëra prej këngëve të saj është përfshirë në albumin muzikor që do ta shoqërojë këtë produksion.

Sponsor 3M Express

Sipas revistës prestigjioze “Rolling Stone”, Dua Lipa është në mesin e artistëve ndërkombëtarë që kanë kontribuar me muzikë të re për albumin “GTA VI: The Album”, i cili përmban gjithsej 34 këngë.

Këngëtarja shqiptaro-britanike do të ndajë këtë projekt me emra të njohur të industrisë muzikore, si Lana Del Rey, Zara Larsson, Jennie, Arca, Morgan Wallen, Keith Richards, Travis Scott, Rauw Alejandro, Rina Sawayama, Young Thug, Tove Lo dhe Playboi Carti.

Lajmi për listën e këngëve u bë publik pasi në internet qarkulluan fotografi të kopjeve të vinilit, të cilat duket se ishin publikuar para kohe. Burime të afërta me projektin konfirmuan për “Rolling Stone” përmbajtjen e albumit.

Në mesin e këngëve të reja që do të përfshihen në videolojë është edhe “Crazy for You” nga Lana Del Rey. Kjo e fundit pritet të ketë edhe një rol tjetër në GTA 6, pasi do të jetë prezantuese e njërit prej radiostacioneve virtuale, ku do të përzgjedhë muzikën që do të transmetohet.

Albumi “GTA VI: The Album” pritet të publikohet të premten, më 20 nëntor, një ditë pas lansimit digjital të videolojës.

GTA 6 është një prej projekteve më të shumëpritura në industrinë e videolojërave, ndërsa përfshirja e artistëve të njohur ndërkombëtarë pritet t’i japë edhe më shumë vëmendje kolonës zanore të saj.

Për Dua Lipën, pjesëmarrja në këtë projekt përbën një tjetër bashkëpunim me një produksion të përmasave ndërkombëtare, duke zgjeruar praninë e saj edhe përtej skenës muzikore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime