“Episodi i kartoni e ndryshoi lojën”, Ilir Krasniqi mesazh të qartë: Ta harrojmë dhe të bëhemi më të fortë

Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka kërkuar që Kosova të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet që të mos i përsëris sërish të njëjtat gabime.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” ranë në vazon e tretë për shortin e “Euro 2028” si pasojë e humbjes në udhëtim te Irlanda me rezultat 3-0.

Krasniqi për “Klan Kosova” deklaroi se kartoni i kuq i dha krejt tjetër format ndeshjes, por duhet harruar sa më parë.

“E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Irlanda është ekip mjaft i fortë. E nisëm mirë, por episodi i kartonit e ndryshoi të gjithën dhe pastaj kemi pasur vështirësi me një lojtar më pak”.

“Po, normalisht. Kemi luajtur edhe lojën më herët, kemi pasur besim që po vijmë për fitore. Nëse nuk ishte kartoni do të luanim ndryshe, por ka qenë e shkruar kështu. Ta harrojmë sa më shpejtë dhe të mësojmë nga kjo gjë”.

“Kemi pasur ndeshje që kemi mundur të bëjmë më mirë, si në Kosovë me Austrinë. Normalisht kemi nevojë për përmirësime dhe ta përkrahim njëri-tjetrin sidomos në këto ditë. Është humbje, por që shpresoj se do të na bëj më të fortë”.

Ndërkohë, shorti për “Euro 2028” do të tërhiqet më 6 dhjetor 2026./Telegrafi/

Lexo edhe

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime