Rrënimet pranë Ujmanit vazhdojnë – çfarë paralajmëron Pacolli për Badovcin e Batllavën?

Rrënimet pranë Ujmanit vazhdojnë – çfarë paralajmëron Pacolli për Badovcin e Batllavën?

Rrënimet pranë Ujmanit vazhdojnë – çfarë paralajmëron Pacolli për Badovcin e Batllavën?

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje edhe në Badovc e Batllavë.

Sponsor 3M Express

Ministrja Fitore Pacolli-Dalipi tha në “Përballje Podcast” në Telegrafi se në këto dy liqene vëmendja do të përqendrohet te ndërtimet në zonat sanitare, të cilat shërbejnë për mbrojtjen e ujit të pijshëm.

– YouTube www.youtube.com

Pacolli tha se Ministria i ka nisur ndërhyrjet në Ujman për shkak të rëndësisë së tij për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për industrinë. Sipas saj, numri i ndërtimeve dhe verifikimet që duhet të bëhen para ndërhyrjes po e zgjasin procesin.

“Ka shumë ndërtime ilegale, të cilat gradualisht jemi duke i rrënuar, sepse na duhet t’i ndjekim edhe procedurat”, tha ministrja. Ajo shpjegoi se fillimisht verifikohet se në pronë të kujt ndodhet objekti dhe në cilën zonë është ndërtuar.

E pyetur për pretendimet se rrënimet në Ujman po drejtohen ndaj komunitetit serb, Pacolli-Dalipi tha se Ministria i ka njoftuar ambasadat dhe Zyrën e Bashkimit Evropian për mënyrën se si po zhvillohet procesi.

“Ne veprojmë në përputhje me ligjet që i kemi dhe nuk bëjmë diskriminime”, deklaroi ajo.

Çfarë pritet në Badovc e Batllavë?

Ministrja tha se në Badovc dhe Batllavë ka ndërtime që duhet të largohen, veçanërisht nga zonat sanitare. Ajo e përshkroi zonën sanitare si brezin e parë të mbrojtjes së liqenit, ku kufizohen ndërtimet dhe aktivitetet që mund të ndikojnë në cilësinë e ujit.

“Ne kemi edhe restorante, edhe aktivitete të tjera në zonën sanitare”, tha Pacolli-Dalipi. Për Batllavën, ajo shtoi se dendësia e ndërtimeve e bën ndërhyrjen më të ndërlikuar dhe se Ministria tashmë e ka shqyrtuar dosjen për këtë zonë.

Si shembull të një ndërhyrjeje të përfunduar, ministrja përmendi Radoniqin. Sipas saj, atje procesi ka qenë më i lehtë për shkak se kishte më pak objekte pa leje. “Nuk ka sot ndërtime ilegale në liqenin e Radoniqit”, tha ajo.

Ajo në këtë podcast ka folur edhe se kur pritet të nisë ndërtimi i pesë digave të premtuara nga kryeministri Albin Kurti dhe se a po e pengon Qeveria – Komunën e Prishtinës në menaxhimin e mbeturinave. /Telegrafi/.

Lexo edhe

FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale

FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale

Brajan Gruda vazhdon të dhurojë spektakël në Gjermani – gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

Brajan Gruda vazhdon të dhurojë spektakël në Gjermani – gol dhe asistim ndaj Union Berlinit

Stojkoviq: Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”

Stojkoviq: Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”