Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

Isni Kilaj, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, pas lirimit nga Haga, ka rrëfyer përjetimet më të rënda gjatë kohës sa ishte në paraburgim.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se lirimet me kusht kanë qenë ndër momentet më të vështira për të, pasi është nxjerrë nga qendra e paraburgimit gjatë natës, pa pasur mundësi të përshëndetej me shokët e tij.

Ndërsa, si moment veçanërisht të rëndë e ka përmendur edhe herën e tretë, para dy ditësh, më 17 nëntor kur është larguar nga Haga, duke lënë aty Hashim Thaçin, raporton Klankosova.tv

“Kam shumë kujtime të këqija. Lirimet, kur kam dalë prej aty, dy herë kur jam liruar me kusht, kanë qenë tepër të rënda, sepse kam dalë në natën e errët, pa përcjelljen e asnjërit prej kolegëve. Të rrëmbejnë në njëfarë mënyre, të nxjerrin jashtë, nuk të lënë të përshëndetesh me miqtë që i ke aty. Del i vetmuar dhe, edhe pse me pranga, del prej aty deri në aeroport. Dhe herën e tretë, kur e kemi lënë Thaçin në atë qendër, përkatësisht në objektin e gjykatës. Ndjenjat më të rënda”, ka rrëfyer Kilaj.

Ai ka veçuar si përjetimet më të mira momentet kur ka qëndruar së bashku me grupin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kilaj ka përshkruar atmosferën mes tyre si të jashtëzakonshme, njerëzore dhe kombëtare, duke thënë se ishte privilegj të qëndronte me burra që, sipas tij, janë pjesë e historisë së kombit.

“Përjetimet më të mira janë kur kemi qenë bashkë me krejt grupin aty. Kemi pasur një atmosferë të jashtëzakonshme, njerëzore e kombëtare. Ka qenë kënaqësi të rrija në një qendër ndeje me ata burra që janë vetë histori e kombit. Do të ishte privilegj për çdo shqiptar të rrinte me ata burra”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

Ndryshe, Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë, përfshirë tentativën për pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës.

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht.

Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Ai, Smakaj dhe Fazliu do të lirohen, pasi këta dy të fundit e kanë mbuluar dënimin me kohën e kaluar në paraburgim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Pas Gulerit, Real Madridi blindon edhe një yll të ekipit me kontratë afatgjatë

Pas Gulerit, Real Madridi blindon edhe një yll të ekipit me kontratë afatgjatë

Tajvani raporton për dy aeroplanë ushtarakë rusë pranë ishullit, hera e dytë brenda javës

Tajvani raporton për dy aeroplanë ushtarakë rusë pranë ishullit, hera e dytë brenda javës

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë