Ronaldo nuk do të jetë në fushë, por ajo që ka përgatitur Portugalia do t’i emocionojë të gjithë

Ronaldo nuk do të jetë në fushë, por ajo që ka përgatitur Portugalia do t’i emocionojë të gjithë

Ronaldo nuk do të jetë në fushë, por ajo që ka përgatitur Portugalia do t’i emocionojë të gjithë

Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur të organizojë një nderim të veçantë për Cristiano Ronaldon, në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ylli portugez ka bërë për fanellën e kombëtares gjatë karrierës së tij.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës zvicerane Blick, Portugalia ka përgatitur disa gjeste simbolike për ta nderuar legjendën e saj, pas përfundimit të aventurës së tij me ekipin kombëtar.

Në ndeshjen ndaj Danimarkës, të shtunën nga ora 20:45, futbollistët portugezë pritet të zbresin në fushë me fanella që mbajnë numrin 7, numrin që për më shumë se dy dekada është bërë sinonim i Cristiano Ronaldos.

Ky nderim nuk do të përfundojë vetëm me hyrjen në fushë. Në minutën e shtatë të takimit, tifozët pritet t’i kushtojnë një moment të veçantë yllit portugez, në një skenë që pritet të jetë mjaft emocionuese.

Një tjetër gjest simbolik është planifikuar edhe në qendrën stërvitore të Portugalisë. Dhoma që Ronaldo përdorte gjatë grumbullimeve me kombëtaren do të mbetet e paprekur, si një shenjë respekti për një futbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

Cristiano Ronaldo e përfundoi karrierën me Kombëtaren e Portugalisë më 5 nëntor, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm që zgjati më shumë se dy dekada.

Në këtë periudhë, 41-vjeçari regjistroi 234 paraqitje dhe realizoi 146 gola, duke u shndërruar në golashënuesin dhe një prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit portugez.

Portugalia tashmë po përgatitet t’i thotë faleminderit njeriut që për vite të tëra e mbajti numrin 7 mbi shpinë dhe e bëri atë simbol të një epoke të tërë./Telegrafi/

Lexo edhe

Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)

MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)