Rocco Vata pretendon se është sharë nga lojtarët e Kosovës

Rocco Vata pretendon se është sharë nga lojtarët e Kosovës

Rocco Vata pretendon se është sharë nga lojtarët e Kosovës

Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vatës, ka pretenduar se është fyer nga futbollistët e Kosovës gjatë ndeshjes së zhvilluar të martën mbrëma në Dublin, ku Irlanda triumfoi me rezultat 3:0.

Sponsor 3M Express

Mesfushori 21-vjeçar u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t, duke regjistruar paraqitjen e tij të katërt me fanellën e Irlandës. Kjo ishte gjithashtu ndeshja e tij e parë në shtëpi me përfaqësuesen irlandeze.

Pas përfundimit të takimit, Vata ka treguar se gjatë një momenti kur po përpiqej të shpërqendronte portierin e Kosovës, kishte dëgjuar fyerje nga lojtarët kundërshtarë.

“Kur isha në zonën e rrezikshme dhe përpiqesha të shpërqendroja portierin, ata thanë disa gjëra. E kuptova”, ka thënë Vata pas ndeshjes, shkruan mediumi “The 42”.

“Më thanë ‘ti je shqiptar’ dhe më pas më shanë. Unë iu përgjigja: ‘po, s’ka problem’. Lojtari erdhi dhe më kërkoi falje pas ndeshjes, gjë që ishte mirë”, ka shtuar futbollisti që aktualisht luan te Watfordi në Angli.

Vata nuk e ka bërë të ditur identitetin e lojtarit që, sipas tij, e kishte fyer. Ndërkohë, raportet mes Kosovës dhe Irlandës vlerësohen si të mira, ndërsa edhe tifozëritë e të dy përfaqësueseve kanë shfaqur respekt gjatë përballjeve të tyre.

Kosova luajti me një futbollist më pak që nga minuta e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të prekjes së topit me dorë në vijën e portës.

Vata i emocionuar nga debutimi para tifozëve në Dublin

Përtej pretendimeve për fyerjet, 21-vjeçari është shprehur tejet i lumtur për paraqitjen e tij në Dublin dhe fitoren e Irlandës, duke vlerësuar atmosferën e krijuar nga tifozët.

“Nëse para ndeshjes do të më thoshit që do të jetë 3:0, do ta pranoja me të dy duart. Natyrisht, ishte debutim i imi në shtëpi dhe tifozëria ishte e jashtëzakonshme. Jam super i lumtur. Është moment i veçantë për mua”, ka deklaruar ai.

Futbollisti ka treguar gjithashtu se në tribuna kishte edhe familjarë të tij, ndërsa momentin më emocionues e kishte përjetuar kur kishte arritur ta gjente gjyshen pas përfundimit të ndeshjes.

“Kam pasur tetë persona lart në tribunë. Gjyshja ime është irlandezja më krenare e mundshme. E kërkova pas ndeshjes dhe e kam dëgjuar duke bërtitur në tifozëri. E gjeta, ishte vërtetë emocionale. Ajo ishte edhe në ndeshjen e kaluar, por unë nuk fitova rastin”, ka rrëfyer Vata.

I lindur në Glasgow të Skocisë, Rocco Vata përfaqëson Irlandën për shkak të prejardhjes së nënës së tij. Ai ka zhvilluar katër paraqitje me përfaqësuesen irlandeze dhe këtë edicion ka regjistruar 11 ndeshje në Championshipin anglez me Watfordin.

Më herët, Vata ishte pjesë e Celticut në Skoci, ndërsa ende nuk ka arritur të marrë një rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e Irlandës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë