Rita Ora shndërrohet në Dolly Parton për Halloween, këngëtarja mahnit me kostumin e saj në New York

Rita Ora shndërrohet në Dolly Parton për Halloween, këngëtarja mahnit me kostumin e saj në New York

Rita Ora shndërrohet në Dolly Parton për Halloween, këngëtarja mahnit me kostumin e saj në New York

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur të frymëzohet nga legjenda e muzikës country, Dolly Parton, për kostumin e saj të Halloween-it këtë vit.

Sponsor 3M Express

Ylli 35-vjeçar mori pjesë të premten në festën e organizuar nga The Frankie Shop në New York, ku u shfaq e transformuar në ikonën e muzikës, duke rikrijuar disa nga elementet më karakteristike të pamjes së saj.

Rita kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur, ndërsa vëmendjen kryesore e tërhoqi parukja bionde me volum të madh, e frymëzuar nga modeli ikonik i flokëve të Dolly Parton, shkruan Daily Mail.

Paraqitja e këngëtares vjen pas një tjetër momenti ku ajo tërhoqi vëmendje me stilin e saj ekstravagant. Rita u shfaq së fundmi në premierën e filmit “Klara and the Sun”, në Festivalin e Filmit në Londër, përkrah bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Në tapetin e kuq, ajo kishte veshur një fustan të zi prej dantelle, me fund voluminoz dhe një aksesor të pazakontë në formë gjembash në kokë. Gjatë mbrëmjes, këngëtarja u fotografua edhe me aktoret Jenna Ortega dhe Amy Adams.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bogujevci uron Troja Bicurrin për çmimin e parë në “Akordet e Kosovës” 2026

Bogujevci uron Troja Bicurrin për çmimin e parë në “Akordet e Kosovës” 2026

Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00

Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00

Rita Ora shndërrohet në Dolly Parton për Halloween, këngëtarja mahnit me kostumin e saj në New York | Momenti