Shkoi për vizitë te prindërit, përfundoi duke denoncuar vëllain – përleshje në familje në Prishtinë, Policia gjen edhe kokainë!

Një vizitë në shtëpinë e prindërve ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë për një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar se është goditur në fytyrë nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje. Rasti ka marrë një tjetër rrjedhë kur gjatë kontrollit të të dyshuarit është gjetur edhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 19:40, në rrugën “Istria” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, K.C.D. 34 vjeçare kishte shkuar për vizitë te prindërit e saj, ku ndodhej edhe vëllai, P.C. (24).

Gjatë qëndrimit në shtëpi, mes tyre kishte nisur një fjalosje, e cila, sipas deklarimit të gruas në Polici, kishte përfunduar me dhunë fizike.

Ajo ka deklaruar se vëllai e kishte goditur me duar në fytyrë.

Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit.

Gjatë kontrollit trupor të të dyshuarit, policët kanë gjetur një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike, të llojit kokainë, e cila është sekuestruar.

Ndërkohë, i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencë dhe në Klinikën e Psikiatrisë, prej nga është liruar pas trajtimit.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, intervistimi në Polici nuk ka mundur të realizohet në atë fazë.

Rasti fillimisht ishte raportuar si dhunë në familje, por pas konsultimeve me Prokurorinë është vlerësuar që të trajtohet nën dyshimet për veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, posedim ose kontroll të paautorizuar të narkotikëve”.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj të dyshuarit është urdhëruar ndalimi prej 48 orësh.

Rasti mbetet nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Diego Moreira, goditja e madhe e Milanit: Sa paguan kuqezinjtë për yllin që pothuajse e mposhti i vetëm Interin në derbi

Diego Moreira, goditja e madhe e Milanit: Sa paguan kuqezinjtë për yllin që pothuajse e mposhti i vetëm Interin në derbi

​Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

​Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Shkoi për vizitë te prindërit, përfundoi duke denoncuar vëllain – përleshje në familje në Prishtinë, Policia gjen edhe kokainë! | Momenti