Franca liron rezervat strategjike të naftës, çmimi i naftës bie

Franca liron rezervat strategjike të naftës, çmimi i naftës bie

Franca liron rezervat strategjike të naftës, çmimi i naftës bie

Disa nga rrjetet kryesore të pikave të karburantit në Francë kanë njoftuar uljen e çmimit të dizelit, pas vendimit për të shfrytëzuar rezervat strategjike të shtetit.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, çmimet do të vazhdojnë të përcaktohen nga lëvizjet në treg, ndërsa furnizimi nga këto rezerva synon të zbusë rritjet e mundshme.

Më 31 tetor, çmimi mesatar i dizelit në Francë ishte rreth 2.37 euro për litër, transmeton Telegrafi.

Pikat e karburantit Access të kompanisë TotalEnergies tashmë e kishin ulur çmimin në 2.15 euro për litër, rreth 10 centë më pak se në stacionet e tjera të grupit.

Kompania shpjegoi se vendosi ta ulë çmimin pa pritur furnizimin fizik me naftë nga rezervat strategjike, në mënyrë që klientët të përfitojnë nga këto sasi me koston historike të blerjes së tyre.

Edhe zinxhiri i supermarketeve E. Leclerc ka njoftuar ulje prej 21 centësh për litër në rreth 742 pikat e tij të karburantit në Francë. Sipas kompanisë, kjo zbritje do të aplikohet çdo ditë, ndërsa çmimi përfundimtar do të vazhdojë të ndryshojë në përputhje me tregun.

Një ulje të njëjtë ka paralajmëruar edhe rrjeti tjetër i shitjes me pakicë, Coopérative U.

Në mesin e tetorit, qeveria franceze njoftoi lirimin e 10 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike. Këto sasi ishin blerë para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme dhe po shiten me çmim prej 0.28 euro për litër, krahasuar me mesataren prej 1.10 eurosh për litër në mesin e tetorit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Diego Moreira, goditja e madhe e Milanit: Sa paguan kuqezinjtë për yllin që pothuajse e mposhti i vetëm Interin në derbi

Diego Moreira, goditja e madhe e Milanit: Sa paguan kuqezinjtë për yllin që pothuajse e mposhti i vetëm Interin në derbi

​Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

​Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Franca liron rezervat strategjike të naftës, çmimi i naftës bie | Momenti