Prishtina Mall fton të gjithë të bëhen pjesë e një mbrëmjeje magjike, ku muzika, dritat dhe atmosfera festive bashkohen për të sjellë emocionet më të bukura të sezonit të festave.

Më 21 nëntor, nga ora 19:00, këngëtarja Rina Balaj do të jetë e pranishme në Prishtina Mall, me një koncert falas për të gjithë vizitorët. Përveç performancës së saj, Rina do të jetë ajo që do të ndezë dritat festive të qendrës, duke shënuar një moment të veçantë plot shkëlqim dhe magji.
Nën dritat festive dhe tingujt e muzikës, Prishtina Mall ju mirëpret në Hyrjen Lindore për të përjetuar së bashku një mbrëmje të paharrueshme.
21 NËNTOR | 19:00 | HYRJA LINDORE
Koncerti është falas për të gjithë!
Prishtina Mall – Destinacioni yt për festa!





