BE propozon kredi prej 45 miliardë € për Ukrainën, shlyerja pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet e luftës

Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën një kredi të re në vlerë prej 45 miliardë eurosh (49.5 miliardë dollarë) për Ukrainën, me qëllim mbulimin e një pjese të mungesës së financimit prej 70 miliardë eurosh që vendi pritet të përballet vitin e ardhshëm, ndërsa vazhdon luftën kundër agresionit rus, të nisur në vitin 2022.

Sponsor 3M Express

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukraina do të duhet ta kthejë këtë kredi vetëm pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga lufta, transmeton klankosova.tv.

Kjo nismë, e cila ende kërkon miratimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do t’i shtohej një kredie tjetër të ngjashme prej 90 miliardë eurosh, për të cilën liderët e BE-së kishin rënë dakord në fund të vitit të kaluar, me qëllim financimin e Ukrainës gjatë viteve 2026 dhe 2027.

“Pesë vjet pas fillimit të kësaj lufte agresioni, Evropa qëndron e bashkuar”, deklaroi von der Leyen para gazetarëve në Bruksel.

Sipas Reuters, ajo theksoi se përkushtimi i Bashkimit Evropian për ta mbështetur Ukrainën, si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën e paqes, mbetet i pandryshuar.

Sipas von der Leyen, partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kievit pritet të sigurojnë pjesën e mbetur të financimit të nevojshëm për të mbuluar deficitin financiar të Ukrainës për vitin e ardhshëm.

Si do të përdoren 45 miliardë eurot?

Komisioni Evropian, institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian me 27 shtete anëtare, ka propozuar që kredia e re të ndahet në dy pjesë kryesore:

Deri në 25 miliardë euro do të përdoren për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.

Deri në 20 miliardë euro do të shkojnë për mbështetjen e përgjithshme të buxhetit të shtetit.

Për sigurimin e këtyre mjeteve, Komisioni Evropian do të marrë hua në tregjet ndërkombëtare financiare në emër të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur zyrtarët evropianë.

Zelensky mirëpret propozimin e BE-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur propozimin e Komisionit Evropian, duke deklaruar se kjo kredi do të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të nevojave buxhetore dhe të mbrojtjes së vendit për vitin e ardhshëm.

“Shpresojmë shumë që ky vendim të miratohet sa më shpejt nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, ku përfaqësohen qeveritë e vendeve anëtare. Gjithashtu, llogarisim në mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, shkroi Zelensky në platformën X.

Lexo edhe

Flinin gjatë ndërrimit të natës dhe nuk kryenin detyrat, Trepça largon përkohësisht katër punëtorë nga puna

Flinin gjatë ndërrimit të natës dhe nuk kryenin detyrat, Trepça largon përkohësisht katër punëtorë nga puna

Termokos rikujton konsumatorët për rëndësinë e pagesës së rregullt të faturave

Termokos rikujton konsumatorët për rëndësinë e pagesës së rregullt të faturave

Muhaxheri para Komisionit Hetimor për kushtet në QPS: I kemi 10 vende pune të bllokuara prej disa vjetësh

Muhaxheri para Komisionit Hetimor për kushtet në QPS: I kemi 10 vende pune të bllokuara prej disa vjetësh