Rifillojnë punimet për shkollën e re “Faik Konica” në Ratishë të Deçanit

Rifillojnë punimet për shkollën e re “Faik Konica” në Ratishë të Deçanit

Rifillojnë punimet për shkollën e re “Faik Konica” në Ratishë të Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet për përfundimin e objektit të ri të shkollës “Faik Konica” në Ratishë, pas një procesi të gjatë dhe vonesave disavjeçare.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Ramosaj ka bërë të ditur se projekti kishte nisur në nëntor të vitit 2019, me një kontratë trevjeçare, por për shkak të dështimit të punëkryesve dhe procedurave të zhvilluara nga Ministria e Arsimit, përfundimi i tij ishte vonuar për disa vite.

Sipas tij, tashmë është zhvilluar një tender i ri, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 14 muaj.

“Me tenderin e ri dhe afatin prej 14 muajsh, po vazhdohet drejt përfundimit të objektit, në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë kushte moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e procesit mësimor”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ka bërë të ditur se shkolla e re do të ketë infrastrukturë bashkëkohore, hapësira të gjelbra, kënd të lojërave dhe ambiente të përshtatshme për mësim, argëtim dhe zhvillim të fëmijëve.

Me përfundimin e projektit, sipas Ramosajt, do të largohet edhe objekti i vjetër shkollor, duke i hapur rrugë krijimit të një hapësire tërësisht të re shkollore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mashtrimi me grantet ndërkombëtare prej mbi gjysmë milioni eurosh, këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në pranga

Mashtrimi me grantet ndërkombëtare prej mbi gjysmë milioni eurosh, këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në pranga

Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja

Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja