Shqiptari tenton të shkojë në Irlandë për punë me dokumente të falsifikuara, ndalohet në aeroportin e Frankfurtit

Një 29-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia Federale Gjermane në aeroportin e Frankfurtit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Dublinit të Irlandës me dokumente të falsifikuara.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të mediumit gjerman Kinzig.News, shqiptari synonte të niste një jetë të re pune në Irlandë, por udhëtimi i tij përfundoi që në kontrollin kufitar para nisjes së fluturimit, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit, 29-vjeçari paraqiti një pasaportë polake, për të cilën zyrtarët policorë konstatuan parregullsi. Pas ekzaminimit të detajuar nga specialistët, u konfirmua se dokumenti ishte i falsifikuar.

Po ashtu, gjatë kontrollit të mëtejshëm, policia gjeti edhe një letërnjoftim polak dhe një patentë shoferi polake, të cilat dyshohet se ishin gjithashtu të falsifikuara.

Sipas Policisë Federale, shqiptari deklaroi se dokumentet i kishte zbuluar dhe blerë përmes platformës sociale TikTok, transmeton Telegrafi.

Ai dyshohet se synonte t’i përdorte ato për të siguruar në mënyrë të paligjshme një vend pune në Irlandë. Ndaj 29-vjeçarit është nisur procedurë hetimore nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Në vend që të mbërrinte në Dublin, shqiptari u kthye në vendlindje, pasi po atë ditë u deportua me avion drejt Tiranës./Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestimet në Serbi pas humbjes së Vuçiqit, raportohet se Zvonko Veselinoviq është larguar në Turqi

Arrestimet në Serbi pas humbjes së Vuçiqit, raportohet se Zvonko Veselinoviq është larguar në Turqi

KEK-u sqaron investimet në TC Kosova B: Investimet strategjike kërkojnë fakte, jo përplasje politike

KEK-u sqaron investimet në TC Kosova B: Investimet strategjike kërkojnë fakte, jo përplasje politike

Drejtësia ‘kurrkah’ hiç, Gërvalla sheh diçka pozitive: Përparim nuk është shënuar, por as hapa mbrapa

Drejtësia ‘kurrkah’ hiç, Gërvalla sheh diçka pozitive: Përparim nuk është shënuar, por as hapa mbrapa

Shqiptari tenton të shkojë në Irlandë për punë me dokumente të falsifikuara, ndalohet në aeroportin e Frankfurtit | Momenti