Çështja e pretendimeve për bullizim ndaj Jonës dhe përballja e saj me dy vajzat që e akuzuan për sjellje fyese kanë qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 5.

Pas gjithë situatës së krijuar, opinionisti Resuli dha mendimin e tij, duke kritikuar sjelljen e Jonës dhe duke theksuar se kërkimfalja duhet të shoqërohet edhe me ndryshim të sjelljes.
Ai u shpreh se shoqëria jonë ka një problem me bullizimin derisa theksoi se disa nga veprimet e Jonës nuk i kishin pëlqyer.
“Shoqëria jonë është bullizuese… E vetmja gjë absolute në këtë botë është ndryshimi, por disa gjeste të Jonës nuk më pëlqejnë. Që falja jote të jetë e sinqertë, nuk duhet të jesh bullizuese. Sjellja jote ishte bullizuese edhe sonte”, tha mes tjerash Resuli.




