​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

​Reshjet e borës, kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shumica e rrugëve drejt pikave kufitare janë të kalueshme, por në dy prej tyre qarkullimi zhvillohet me vështirësi.

Bëhet fjalë për rrugën Prishtinë–Mutivodë dhe atë Podujevë–Merdarë, ku gjendja e qarkullimit është vlerësuar si e kalueshme, por me vështirësi.

Ndërkaq, rrugët e tjera të evidentuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë të kalueshme.

Në raportin e publikuar, përfshihen këto rrugë: Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë Morinë, Gjakovë–Qafë Prush, Gjilan–Dheu i Bardhë, Pushtim–Globoqicë, Kaçanik–Hani i Elezit, Mitrovicë–Jarinjë, Pejë–Kullë, Prishtinë–Mutivodë, Gjilan–Muçibabë, Podujevë–Merdarë, Stançiq–Gjilan dhe Prizren–Vërmicë.

Sipas të njëjtit raport, në rrugët e evidentuara nuk janë raportuar ngrica, akull, mjegull apo rrëshqitje dheu.

Duke pasur parasysh kushtet atmosferike, drejtuesit e automjeteve këshillohen të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku rruga është e kalueshme me vështirësi./Telegrafi.

Lexo edhe

Dhomat e Specializuara publikojnë informacionet të detajuara për kushtet brenda burgut ku mbahen ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara publikojnë informacionet të detajuara për kushtet brenda burgut ku mbahen ish-krerët e UÇK-së

Feyenoord dhe Ajax ndahen në barazim

Feyenoord dhe Ajax ndahen në barazim

Dëbora dhe ulja e temperaturave rikthejnë flamingot në Pogradec

Dëbora dhe ulja e temperaturave rikthejnë flamingot në Pogradec