Petardat dhe fishekzjarrët, makth për kafshët shtëpiake: Si t’i qetësoni gjatë festave?

Petardat dhe fishekzjarrët, makth për kafshët shtëpiake: Si t’i qetësoni gjatë festave?

Petardat dhe fishekzjarrët, makth për kafshët shtëpiake: Si t’i qetësoni gjatë festave?

Petardat dhe fishekzjarrët mund të shkaktojnë frikë dhe stres të madh te kafshët shtëpiake, veçanërisht te qentë dhe macet.

Sponsor 3M Express

Për shkak të dëgjimit shumë më të zhvilluar, zhurmat e papritura dhe shpërthimet e forta mund të shkaktojnë panik, çorientim dhe përpjekje për t’u larguar.

Foto ilustruese

Ekspertët këshillojnë që pronarët të marrin disa masa për t’i mbrojtur kafshët gjatë kësaj periudhe:

– Shëtitini qentë gjatë ditës, para se të fillojnë shpërthimet, dhe mbajini gjithmonë me zinxhir.

– Mbajini macet brenda shtëpisë, sidomos gjatë mbrëmjes.

– Krijoni një hapësirë të sigurt, ku kafshët mund të fshihen dhe të ndihen të mbrojtura.

– Mbyllni dritaret dhe perdet, ndërsa televizori ose muzika e qetë mund të ndihmojnë në zbutjen e zhurmave.

– Qëndroni të qetë dhe mos i ndëshkoni kafshët për reagimet e tyre nga frika.

– Kontrolloni mikroçipin dhe të dhënat e kontaktit, në rast se kafsha largohet nga shtëpia.

Shenjat e stresit përfshijnë dridhjen, gulçimin, fshehjen, shqetësimin e vazhdueshëm, refuzimin e ushqimit dhe sjelljet e pazakonta.

Në rastet kur frika është shumë e madhe, kafsha lëndon veten ose vazhdon të shfaqë ankth edhe pas festave, rekomandohet konsultimi me veterinerin.

Ekzistojnë edhe produkte qetësuese dhe medikamente kundër ankthit, të cilat duhet të përdoren vetëm me këshillën e veterinerit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nichi, Fuego dhe Akil ‘lirohen nga burgu’ në Big Brother VIP Kosova 5

Nichi, Fuego dhe Akil ‘lirohen nga burgu’ në Big Brother VIP Kosova 5

Vdekjet nga Ebola kalojnë numrin 6,000 në shpërthimin më të keq në RD të Kongos

Vdekjet nga Ebola kalojnë numrin 6,000 në shpërthimin më të keq në RD të Kongos

Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijë, aplikimet në 18 komuna vazhdojnë deri më 10 dhjetor

Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijë, aplikimet në 18 komuna vazhdojnë deri më 10 dhjetor