Reshje në fillim të javës, diell në ditët në vijim – temperaturat deri në 20 gradë

Reshje në fillim të javës, diell në ditët në vijim – temperaturat deri në 20 gradë

Reshje në fillim të javës, diell në ditët në vijim – temperaturat deri në 20 gradë

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale me diell.

Sponsor 3M Express

Sipas parashikimit meteorologjik, java do të nisë të hënën me mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 13 gradë Celsius.

Të martën pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me diell dhe vranësira të shpërndara. Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por nuk përjashtohen mundësitë për reshje shiu.

Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme, ndërsa të premten do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

Gjatë kësaj jave, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit.

Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor dhe ndryshime të herëpashershme të kushteve atmosferike. /Telegrafi/

Lexo edhe

Irani sulmon sërish me dronë Bahreinin, Trump humb interesimin për marrëveshje me Teheranin

Irani sulmon sërish me dronë Bahreinin, Trump humb interesimin për marrëveshje me Teheranin

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet me ambasadorin britanik

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet me ambasadorin britanik

Ndryshojnë planet e Trumpit për Evropën, SHBA-ja do të tërheqë vetëm 5 mijë ushtarë

Ndryshojnë planet e Trumpit për Evropën, SHBA-ja do të tërheqë vetëm 5 mijë ushtarë