Kurti në një postim në Facebook, ka theksuar se gjatë një çerek shekulli, ReMusica ka prezantuar rreth 500 vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora, duke lidhur krijimtarinë vendore me skenën ndërkombëtare.
Në takim është diskutuar edhe për programet ReMusica Junior dhe ReNew, që mbështesin zhvillimin e muzikantëve të rinj, si dhe për sfidat e organizimit të festivalit gjatë gjithë vitit.

Kurti ka uruar drejtuesit dhe ekipin e festivalit për 25 vjet përkushtim ndaj muzikës dhe kulturës.
Edicioni jubilar përmbyllet sonte me koncertin e Filharmonisë së Kosovës, kitaristit slloven Mak Grgiç dhe dirigjentit Marco Crispo, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nga ora 19:30.
Burimi: RTKLive




