Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit politik ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se dallimet partiake nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin në interes të Republikës së Kosovës.

“A duhet që dallimet tona partiake të na pengojnë të bashkëpunojmë për interesat e Republikës?”, ka deklaruar Mustafa.
Ai e ka cilësuar 16 shtatorin si një moment të rëndësishëm për Kosovën, ndërsa shtoi se se ka propozuar bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.
Mustafa ka theksuar se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën.
Sipas tij, bashkëpunimi nuk nënkupton amnisti politike, harrim të gabimeve, heqje dorë nga kritikat apo mungesë të llogaridhënies.
Ai ka shtuar se çdo marrëveshje duhet të ketë objektiva të qarta.





