PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

Me 79 vota për, Kuvendi ka miratuar mocionin e PDK-së që Ligji për Specialen të përfshihet si pika e 11-të dhe e fundit në rendin e ditës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, propozoi mocionin procedural për ndryshimin e rendit të ditës së Kuvendit, me qëllim përfshirjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Çitaku ka thënë se PDK-ja është dakorduar me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupe të tjera parlamentare që e kanë mbështetur ligjin, për përmbajtjen e tij, ndonëse kanë pasur mospajtime lidhur me procedurën.

Ajo ka kërkuar që mocioni të miratohet dhe ligji të votohet gjatë seancës së sotme, ndërsa nga e hëna të nisë procedura e amendamentimit, për të cilën ka propozuar që të ndahen dy javë kohë.

“Me diskutimet e shumta që kemi pasur me eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, po edhe me grupe të tjera parlamentare që e kanë mbështetur këtë ligj, ne jemi dakorduar, jemi pajtuar. Ndonëse kemi pasur mosmarrëveshje në procedurë, në përmbajtje kemi dakordim”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka falënderuar 90 deputetët që, sipas saj, e kanë votuar ligjin në dy lexime, duke vlerësuar se përmes atij votimi është dëshmuar unitet dhe pjekuri politike e kombëtare.

Çitaku ka rikujtuar se PDK-ja kishte propozuar kthimin e ligjit në Kuvend, me arsyetimin se kishte marrë këshilla dhe rekomandime që, sipas saj, do ta bënin atë më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm juridikisht.

Ajo ka thënë se partia e saj e ka marrë këtë vendim duke e ditur se mund t’i kushtojë politikisht, por ka theksuar se qëllimi i nismës është më i rëndësishëm se dëmi i mundshëm për PDK-në.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Me 79 vota për, futet në rend dite Ligji për Specialen

Me 79 vota për, futet në rend dite Ligji për Specialen

Ilir Vrenozi ngre alarmin, humb kontaktet me gazetarin: Elton Tozaj është rrëmbyer

Ilir Vrenozi ngre alarmin, humb kontaktet me gazetarin: Elton Tozaj është rrëmbyer

Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës | Momenti