Gjakovë: Dënohet me 6 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz, viktimën e detyronte të punonte në lokale

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit A.P., për vepër penale, “Trafikimi me njerëz”, e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Samedin Cena, të akuzuarin A.P., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet dhe dënim me gjobë në shumë tremijë (3,000) euro, i cili dënim do të ekzekutohet tridhjetë (30) ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri A.P., akuzohet se “ nga muaji mars i vitit 2021 deri më 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe veprimeve të tjera të dhunshme e kontrolluese, të përcjella me maltretim fizik dhe psikik, me qëllim të shfrytëzimit për përfitim të të dëmtuarës A.V. nga Prishtina, ashtu që i pandehuri, pasi fillimisht kishte krijuar kontakt me të përmes rrjeteve sociale dhe ishte takuar në lokalin e tij në

Deçan, më pas e sjell për të punuar në lokalin e tij “S.”, në Gjakovë, nga muaji mars deri në prill të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, e dërgon dhe e mban në banesën e tij në Gjakovë, gjoja për shkak të marrëdhënies së dashurisë.

Më pas, nga muaji maj i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022, e dërgon për të punuar në lokalin e tij me muzikë live në Pejë, ndërsa deri në muajin nëntor të vitit 2022 e dërgon në fshatin Volljak, Komuna e Klinës, për të punuar po ashtu në një lokal me muzikë live.

Në fund, e sjell në Gjakovë, ku e detyron të punojë në lokalin me muzikë live “Te X.”, deri në muajin tetor të vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara detyrohet të punojë kundër vullnetit të saj, ndërsa të gjitha të ardhurat nga puna e saj i merr i pandehuri. Në rastet kur paratë nga puna e kryer nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, i pandehuri e detyronte të dëmtuarën që t’ia mbulonte obligimet e tij financiare, si qiranë e lokalit, pagat e punëtorëve dhe këstet mujore të kredisë.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Telegrafi/

Lexo edhe

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

​Haradinaj kërkon kritere më të ashpra për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

​Haradinaj kërkon kritere më të ashpra për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë, drejtoi makinën pa leje për vozitje

Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë, drejtoi makinën pa leje për vozitje

Gjakovë: Dënohet me 6 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz, viktimën e detyronte të punonte në lokale | Momenti