Rekord që qëndronte prej 16 vjetësh, Kane arrin atë që e kishte bërë vetëm Messi dhe Cruyff

Rekord që qëndronte prej 16 vjetësh, Kane arrin atë që e kishte bërë vetëm Messi dhe Cruyff

Rekord që qëndronte prej 16 vjetësh, Kane arrin atë që e kishte bërë vetëm Messi dhe Cruyff

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit, duke u bërë vetëm lojtari i gjashtë fitues i Topit të Artë në fuqi që arrin të shënojë gol kundër kampionit aktual të botës.

Sponsor 3M Express

Sipas statistikave të publikuara nga eksperti i statistikave, MisterChip, pas golit të tij ndaj Spanjës më 15 nëntor, sulmuesi anglez ka barazuar një rekord që qëndronte prej më shumë se 16 vjetësh.

Futbollisti i fundit që kishte arritur një sukses të tillë ishte Lionel Messi. Ylli argjentinas kishte shënuar kundër Spanjës në shtator të vitit 2010, kur kjo e fundit mbante titullin e kampionit të botës.

Lista e veçantë ishte hapur nga legjenda portugeze Eusebio, i cili kishte shënuar kundër Brazilit në korrik të vitit 1966. Tetë vjet më vonë, këtë arritje e kishte përsëritur holandezi Johan Cruyff, po ashtu kundër Brazilit, në korrik të vitit 1974.

Në këtë grup historik bëjnë pjesë edhe anglezi Kevin Keegan, i cili shënoi kundër Argjentinës në maj të vitit 1980, si dhe francezi Michel Platini, që realizoi ndaj Italisë në qershor të vitit 1986./Telegrafi/

Lexo edhe

“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

Horoskopi ditor, 16 nëntor 2026

Horoskopi ditor, 16 nëntor 2026

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor