Xheladini njofton për projekte infrastrukturore në disa fshatra të Dragashit

Xheladini njofton për projekte infrastrukturore në disa fshatra të Dragashit

Xheladini njofton për projekte infrastrukturore në disa fshatra të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në disa projekte infrastrukturore dhe sportive në fshatrat e kësaj komune.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Xheladini ka bërë të ditur se në fshatin Rrenc ka filluar ndërtimi i murit mbrojtës te varrezat, si dhe kubëzimi i rrugëve.

Ndërkaq, në Bellobrad, sipas tij, po realizohet projekti i shtrimit të stadiumit me tartan, në kuadër të 12 projekteve të Grantit të Performancës.

Punime sportive po zhvillohen edhe në fshatin Kosavë, ku, siç ka njoftuar Xheladini, po ndërtohet stadiumi dhe po bëhet mbulimi i tij me bar artificial.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se në rrugën fushore të fshatit Kuk po kryhet rehabilitimi i saj.

Xheladini ka njoftuar edhe për intervenimin në shkollën “Sezai Surroi”, ku pas defektit të kaldajës është bërë zëvendësimi i saj me një kaldajë të re me pelet.

“Duke siguruar vazhdimësinë e ngrohjes dhe kushte më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollës”, ka shkruar ai.

Me këtë rast, kryetari i Dragashit ka falënderuar kompaninë “UNIQUE-SH.P K.” për reagimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij intervenimi. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

Horoskopi ditor, 16 nëntor 2026

Horoskopi ditor, 16 nëntor 2026

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor