“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një moment tensioni me mesfushorin e Anglisë, Elliot Anderson, gjatë përballjes mes Spanjës dhe Anglisë, pasi ky i fundit u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj tij.

Sponsor 3M Express

Anglia e Thomas Tuchelit ishte në epërsi prej 3-0 dhe po dominonte ndeshjen në stadiumin Metropolitano, duke e vënë Spanjën në vështirësi të mëdha.

Megjithatë, një aksion i Lamine Yamalit ndryshoi rrjedhën e takimit. Sulmuesi i Barcelonës ia rrëmbeu topin mbrojtësit Quansah dhe u nis drejt portës së Anglisë, duke qenë në një pozitë të favorshme për të shënuar.

Anderson e ndoqi nga pas dhe e rrëzoi spanjollin pranë zonës së portës. Arbitri akordoi penallti dhe e ndëshkoi mesfushorin anglez me karton të kuq të drejtpërdrejtë, për shkak të mohimit të një rasti të pastër shënimi.

Por, tensioni nuk përfundoi me përjashtimin e tij. Sapo u ngrit në këmbë, Yamal iu afrua Andersonit dhe i drejtoi fjalët “Idiot, idiot”, përpara se t’i bënte me shenjë të largohej nga fusha.

Nga pika e bardhë, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë, duke shënuar golin e parë për Spanjën dhe duke ngushtuar rezultatin në 3-1.

Kështu, aksioni i Yamalit dhe përjashtimi i Andersonit i dhanë Spanjës një mundësi të rikthehej në lojë, në një moment kur Anglia dukej se po shkonte drejt një fitoreje të thellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tahiri reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, në Prishtinë duhet dorëheqje

Tahiri reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, në Prishtinë duhet dorëheqje

Terras reagon ndaj këngës nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet t’i japë shpjegime Kosovës

Terras reagon ndaj këngës nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet t’i japë shpjegime Kosovës

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë