Regon KEK-u: Incidenti ndodhi në asetet e KOSTT-it, jo të KEK-ut

Regon KEK-u: Incidenti ndodhi në asetet e KOSTT-it, jo të KEK-ut

Regon KEK-u: Incidenti ndodhi në asetet e KOSTT-it, jo të KEK-ut

KEK-u ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si disa media e kanë pasqyruar ngjarjen, duke përdorur pamje të objekteve dhe aseteve të Korporatës.

“Edhe pse incidenti ka ndodhur në një aset që nuk është në përgjegjësinë operative të KEK-ut, në disa raportime mediatike janë përdorur pamje të objekteve dhe aseteve të Korporatës, duke krijuar një ndërlidhje të pasaktë ndërmjet ngjarjes dhe KEK-ut”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Sponsor 3M Express

Korporata ka rikujtuar se sektori energjetik i Kosovës përbëhet nga operatorë të ndryshëm, të cilët kanë përgjegjësi të ndara ligjore dhe operative.

Sipas KEK-ut, përgjegjësitë janë të përcaktuara si në vijim: KEK-u merret me prodhimin e energjisë elektrike dhe termike, si dhe me prodhimin e qymyrit; KOSTT-i me transmetimin e energjisë elektrike dhe operimin e sistemit të transmetimit; KEDS-i me shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes; KESCO me furnizimin dhe faturimin e energjisë elektrike, ndërsa ZRRE-ja me rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit energjetik.

Në komunikatë, KEK-u ka theksuar se përgjegjësitë e operatorëve nuk duhet të ngatërrohen dhe se çdo incident duhet të raportohet në bazë të vendndodhjes dhe kompetencave të institucionit përkatës.

“Është e papranueshme që KEK-u të shndërrohet në adresë të përgjegjësisë për çdo defekt, ndërprerje apo incident në sektorin energjetik, edhe në rastet kur ngjarje të tilla nuk kanë asnjë lidhje me asetet, veprimtarinë apo kompetencat e tij institucionale”, thuhet më tej në reagim.

KEK-u ka theksuar se respekton lirinë dhe pavarësinë editoriale të mediave, por ka kërkuar që gjatë raportimit të bëhet verifikimi i fakteve dhe të përdoren pamje që pasqyrojnë saktësisht vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video