Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Refuzohet nga Ministria e Mjedisit projekti për lagjen “Ulpiana”

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ministria që drejton ka marrë vendim për refuzimin e projektit “Ulpiana 2030 Legacy” të Komunës së Prishtinës.

Sipas Pacollit, vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësimin e ligjshmërisë së projektit.

Sponsor 3M Express

“Projekti i Përparim Ramës për ta betonizuar njërën nga lagjet më ikonike të Prishtinës, Ulpianën, nuk kalon. Gjatë hartimit dhe miratimit të tij janë shpërfillur baza ligjore, procedurat dhe dokumentet e planifikimit hapësinor në fuqi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ajo ka theksuar se hapësirat publike nuk janë pronë private e kryetarit të komunës.

Pacolli ka renditur edhe arsyet e refuzimit të projektit: 

Vendimi nuk mbështetet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe as në dokumentet e planifikimit hapësinor në fuqi të Komunës së Prishtinës.

Vendimi nuk ka bazë ligjore në dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit lokal në fuqi.

Destinimi është përcaktuar pa u dëshmuar se përputhet me shfrytëzimin e lejuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor të Prishtinës.

Parametrat urbanë janë caktuar përmes një vendimi për caktimin e lokacionit, ndonëse duhet të përcaktohen vetëm me dokumentet përkatëse të planifikimit hapësinor të komunës.

Shfrytëzueshmëria e parcelës dhe kushtet zhvillimore, ndërtimore e të lokacionit duhet të jenë në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor në fuqi.

Vendimi nuk mund të lejojë destinim apo shfrytëzim tjetër të parcelës nga ai që është përcaktuar në dokumentet tekstuale dhe grafike në fuqi të Komunës së Prishtinës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trajneri i Sunderlandit jep detaje për lëndimin e Granit Xhakës, tregon kur mund të rikthehet

Trajneri i Sunderlandit jep detaje për lëndimin e Granit Xhakës, tregon kur mund të rikthehet

Siljanovska-Davkova: Fqinjësia e mirë, parakusht për prosperitetin e rajonit

Siljanovska-Davkova: Fqinjësia e mirë, parakusht për prosperitetin e rajonit

Barcelona gati të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës, Chelsea po ‘fërkon’ duart

Barcelona gati të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës, Chelsea po ‘fërkon’ duart