Jagxhiu: Po zgjerojmë infrastrukturën digjitale në arsim

Jagxhiu: Po zgjerojmë infrastrukturën digjitale në arsim

Jagxhiu: Po zgjerojmë infrastrukturën digjitale në arsim

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, gjatë vizitës në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ka vizituar edhe Rrjetin Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN), i cili tashmë është pjesë e ministrisë që ai drejton.

Jagxhiu ka bërë të ditur se gjatë vizitës është diskutuar për projektet dhe aktivitetet e KREN-it, zgjerimin e infrastrukturës së internetit për institucionet arsimore dhe shërbimet digjitale për shkollat, universitetet, mësimdhënësit, studentët dhe hulumtuesit.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se përmes rrjetit të dedikuar dhe të sigurt të internetit, shërbimeve cloud dhe lidhjes me rrjetin akademik dhe kërkimor evropian GÉANT, KREN-i krijon mundësi të reja për bashkëpunim, hulumtim dhe qasje në burime digjitale.

Jagxhiu ka përmendur edhe zhvillimin e rrjetit të pavarur 5G, laboratorin e radiofrekuencave, përdorimin e realitetit virtual dhe të augmentuar në procesin mësimor, si dhe platformën Moodle.

“Deri më tani, përmes KREN-it janë lidhur 243 shkolla dhe 31 institucione të arsimit të lartë në vend, duke krijuar një bazë të rëndësishme për zgjerimin e mëtejshëm të infrastrukturës digjitale në arsim”, ka shkruar Jagxhiu në Facebook.

Ai ka theksuar se digjitalizimi i arsimit është pjesë e reformave dhe kërkon infrastrukturë të qëndrueshme, sisteme funksionale dhe mundësi të barabarta për nxënësit e mësimdhënësit, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

“Së bashku do të vazhdojmë të zhvillojmë këtë infrastrukturë dhe të zgjerojmë shërbimet digjitale, duke e bërë teknologjinë pjesë të përditshme të një arsimi më cilësor dhe më të qasshëm”, ka shkruar Jagxhiu.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm

Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm

Antoneta reagon ndaj fjalëve të Akilit: Nuk duhet ta legjitimojmë një gjuhë të tillë (VIDEO)

Antoneta reagon ndaj fjalëve të Akilit: Nuk duhet ta legjitimojmë një gjuhë të tillë (VIDEO)

Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë thotë se u bë me urdhër të Prokurorisë

Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë thotë se u bë me urdhër të Prokurorisë