Sipas njoftimit të MINTI-t, ekipet mbikëqyrëse janë në terren edhe gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të rregullave të tregtisë.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, duke kontrolluar nëse në arkë paguajnë çmimin e promovuar me zbritje dhe duke kërkuar kupon fiskal për çdo blerje.

“Konsumatorët mund t’i adresojnë ankesat e tyre përmes numrit kujdestar të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, në platformën Viber:+383 46 311 000”, thuhert në njoftim.
MINTI ka bërë të ditur se të gjitha ankesat e bazuara do të trajtohen menjëherë nga ekipet kujdestare të Inspektoratit Qendror të Tregut.
Burimi: RTKLive





