Reçica i PDK-së: 20 nëntori 2020 dhe 16 shtatori 2026, ditë të zeza në kalendarin e historisë së Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka përkujtuar 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sponsor 3M Express

Në një adresim para mediave në Kuvendin e Kosovës, Reçica ka përmendur katër prej datave më të rëndësishme të historisë së fundit të vendit, ku sipas tij, dy prej tyre, janë më të zezat që i kanë ndodhur shtetit dhe shoqërisë.

“12 qershori 1999 dhe 17 shkurti 2008 janë dy nga ngjarjet më të rëndësishme në këto 27 vitet e fundit, liria e shumëpritur dhe shteti i pavarur. 5 nëntori i vitit 2020 dhe 16 shtatori i vitit 2026 janë ditët më të zeza në kalendarin e ngjarjeve historike të kombit shqiptar si tërësi, si dhe të Kosovës dhe popullit të saj në veçanti.”, ka thënë Reçica.

Ai ka shtuar se Kosovës iu arrestuar liderë të shtetit dhe përfaqësues të lartë politikë.  

“Atë ditë u arrestuan krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke pasur parasysh, u arrestua një president dhe dy ish-kryetarë të Kuvendit dhe shefi i Grupit Parlamentar më të madh. Përveç se liderë të UÇK-së dhe liderë të shtetit të Kosovës ata kanë qenë bashkërrugëtar dhe bashkëluftëtarë të mi.”, ka thënë Reçica. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Program kulturor dhe aktivitete rinore në Bogdani Polis për NOËL 2026

Program kulturor dhe aktivitete rinore në Bogdani Polis për NOËL 2026

Nesër bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, shkak kushtet higjienike

Nesër bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, shkak kushtet higjienike

Ekskluzive | Artan Fejza është Drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin

Ekskluzive | Artan Fejza është Drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin