Pavarësisht marrëveshjes mes Komunës dhe sindikatës, prindërit bojkotojnë nesër mësimin në shkollën “Ismail Qemali”

Pavarësisht marrëveshjes së arritur sot mes Komunës së Prishtinës dhe sindikatës për zgjidhjen e çështjes së grevës, prindërit e nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë kanë vendosur që nesër të bojkotojnë procesin mësimor.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë nga Këshilli i Prindërve të shkollës, si reagim ndaj gjendjes higjieno-sanitare dhe mungesës së një zgjidhjeje konkrete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objektit shkollor.

Në një njoftim drejtuar prindërve, Këshilli ka bërë të ditur se bojkoti do të mbahet të premten, më 6 nëntor 2026, duke i ftuar të gjithë prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Sipas tyre, marrëveshja e arritur mes sindikatës dhe Komunës nuk përbën garanci se shërbimet e pastrimit do të rifillojnë menjëherë dhe se nxënësit do të kenë kushte të përshtatshme higjienike.

Prindërit kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për raste të raportuara të reaksioneve alergjike te fëmijët, për të cilat kanë kërkuar vlerësim nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Ata kanë theksuar se nuk janë kundër zhvillimit të procesit mësimor dhe se respektojnë të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve në grevë, por kërkojnë që mësimi të zhvillohet në një ambient të pastër dhe të sigurt.

Këshilli i Prindërve i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës, Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë, të bëjnë pastrimin e plotë të shkollës dhe të sigurojnë një zgjidhje të qëndrueshme për mirëmbajtjen e saj.

“Shëndeti i fëmijëve tanë nuk është i negociueshëm”, thuhet në mesazhin e prindërve./Telegrafi/

Lexo edhe

“Pak lojtarë kanë prekur kaq shumë zemra”, Infantino me fjalë të veçanta për Ronaldon

“Pak lojtarë kanë prekur kaq shumë zemra”, Infantino me fjalë të veçanta për Ronaldon

T’i ndalojë apo t’i ndërtojë? Evropa shqyrton mënyrat për të rregulluar rrjetet sociale

T’i ndalojë apo t’i ndërtojë? Evropa shqyrton mënyrat për të rregulluar rrjetet sociale

Vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls”, më 14 nëntor do të paraqiten provat

Vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls”, më 14 nëntor do të paraqiten provat

Pavarësisht marrëveshjes mes Komunës dhe sindikatës, prindërit bojkotojnë nesër mësimin në shkollën “Ismail Qemali” | Momenti