Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë realizuar dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë.

Sponsor 3M Express

“Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar” – thuhet në njoftim.

Ata njoftuan edhe për detajet rreth këtyre ekstradimeve.

“Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë Gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik. Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale: Fajde dhe Detyrim” – thanë ata.

Për këto ekstradimet sipas Policisë së Kosovës, u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit