Arbenita Sopaj, ligjëruese në Universitetin Amerikan të Kosovës, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ajo në emisionin ” Edicioni Special” në Klan Kosova ka vlerësuar se ndër faktorët që ndikuan në këtë rezultat janë vështirësitë ekonomike të qytetarëve amerikanë, si dhe politika e jashtme e presidentit Donald Trump.
“Parimisht është arsyeja ekonomike, qytetarët kanë filluar të kenë probleme financiare që të mbijetojnë e disa premtime që Trump veçse ka thënë se do t’i mbajë, por që realisht është në kundërshtim me politikën e tij…Pastaj, arsyeja e dytë dhe më e rëndësishmja mendoj është që Trump ka vendosur që të ketë një politikë shumë të ashpër në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare ku edhe ka pasur përfshirje të hatashme në luftën e Izraelit me Palestinën dhe tash këtë të fundit me Iranin, gjë që e ka dëmtuar ekonominë e Amerikës edhe konsumimin e derivateve etj…”, tha mes tjerash Sopaj.
Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA sollën përmbysje në fuqinë e republikanëve në dy dhomat e Kongresit.
Për më shumë:




