Studentët ndryshojnë strategjinë e protestave, dy tubime kombëtare në javë – protesta e radhës më 7 nëntor

Pas më shumë se 150 ditësh në shesh, studentët kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e protestës, duke kaluar në një kalendar të ri organizimi me dy tubime kombëtare çdo javë.

Sponsor 3M Express

Lëvizja studentore njofton se protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00, duke synuar të mbajnë të vazhdueshëm presionin ndaj qeverisë dhe të zgjerojnë mobilizimin qytetar.

Protesta e parë sipas këtij kalendari është thirrur për të shtunën, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Në deklaratën e tyre, organizatorët theksojnë se më shumë se pesë muaj protesta nuk kanë sjellë ende përgjigje për kërkesën kryesore të lëvizjes: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët e cilësojnë situatën politike në vend si një realitet autokratik dhe paralajmërojnë se përballja me qeverinë do të jetë afatgjatë. Sipas tyre, vendimi për të zhvilluar dy protesta kombëtare në javë synon të forcojë organizimin dhe t’u japë mundësi rrjetit studentor dhe mbështetësve të jenë më të mobilizuar.

Një tjetër element i rëndësishëm i qëndrimit të tyre është mbështetja për çdo protestë tjetër qytetare kundër qeverisë, pavarësisht datës kur ajo organizohet.

Në mesazhin e publikuar, studentët shprehin vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke e lidhur kauzën e tyre me një betejë më të gjerë për demokracinë në Shqipëri.

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit