Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliardë euro të ardhura për sezonin 2026/27

Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliardë euro të ardhura për sezonin 2026/27

Real Madridi drejt një rekordi historik: Mbi 1.4 miliardë euro të ardhura për sezonin 2026/27

Real Madridi është shumë pranë vendosjes së një rekordi të ri dhe historik financiar, pasi parashikohet që të ardhurat e klubit madrilen të kalojnë shifrën marramendëse prej 1.4 miliardë eurosh për sezonin 2026/27.

Sponsor 3M Express

Ky sukses i jashtëzakonshëm financiar udhëhiqet kryesisht nga shfrytëzimi i stadiumit të rinovuar “Santiago Bernabéu” dhe nga fitimet e larta prej shitjes së lojtarëve të dalë nga akademia e klubit.

Sipas parashikimeve, vetëm nga stadiumi pritet të arkëtohen rreth 420 milionë euro, shifër që përfshin shitjen e biletave të ndeshjeve, abonimet sezonale, zonat VIP, vizitat në muze dhe organizimin e eventeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, shitja e futbollistëve, me fokus të veçantë te talentet e reja të formuara në akademinë e Real Madridit, pritet t’i sjellë arkës së klubit plot 154.8 milionë euro.

Megjithatë, pavarësisht këtyre të ardhurave kolosale, klubi mbretëror parashikon që fitimi neto për këtë vit financiar të jetë vetëm 14.2 milionë euro, duke reflektuar shpenzimet e mëdha operative dhe investimet e vazhdueshme të ekipit.

Lexo edhe

Gjakova bëhet pjesë e Ligës së Qyteteve Historike, pranohet zyrtarisht në konferencën botërore në Japoni

Gjakova bëhet pjesë e Ligës së Qyteteve Historike, pranohet zyrtarisht në konferencën botërore në Japoni

“Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës (VIDEO)

“Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës (VIDEO)

Prapaskenat dhe momentet më të bukura të Shqip Up Comedy Festival në Cyrih vijnë me një video përmbledhëse nga Ridvan Murati

Prapaskenat dhe momentet më të bukura të Shqip Up Comedy Festival në Cyrih vijnë me një video përmbledhëse nga Ridvan Murati