Reagon Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

Reagon Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

Reagon Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kombëtares sonë 0-0 me Izraelin.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola me Izraelin, në sfidën ku faktikisht ishim me një lojtar më pak si pasojë e kartonit të kuq nga mesfushori Veldin Hoxha.

Kurti ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku ndër të tjera shkroi se po të mos ishte ai karton, Kosova do t’i merrte pikët e plota.

“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izrealit”.

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa. Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, shkroi ai.

Ndërkohë, Kosova pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Dublin, ku nevojitet një barazim për ta siguruar vendin e dytë. Kjo situatë gjithnjë, nëse irlandezët nuk marrin një fitore sonte ndaj Austrisë./Telegrafi/

Lexo edhe

Fisnik Asllani i zhgënjyer me barazimin, ndaj Irlandës kërkon vetëm fitore

Fisnik Asllani i zhgënjyer me barazimin, ndaj Irlandës kërkon vetëm fitore

Propozimi amerikan për Ukrainën: “Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO”

Propozimi amerikan për Ukrainën: “Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO”

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste