Propozimi amerikan për Ukrainën: “Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO”

Propozimi amerikan për Ukrainën: “Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO”

Propozimi amerikan për Ukrainën: “Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur si mundësi që Ukraina të tërheqë forcat e saj të mbetura nga rajoni lindor i Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton BBC.

Zelensky ka bërë të ditur se kjo ide është ngritur nga negociatorët amerikanë gjatë përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sponsor 3M Express

“Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që u ngrit një çështje e tillë”, ka deklaruar Zelensky në komentet e publikuara të shtunën nga zyra e tij.

Presidenti ukrainas ka thënë se nëse një propozim i tillë do të përfshinte garanci të sigurisë, pa kufizime për ushtrinë ukrainase dhe fonde për rindërtimin e vendit, ai do t’ia paraqiste atë qytetarëve përmes një referendumi.

Deklaratat e tij vijnë pas takimeve të të dërguarve amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe me Zelenskyn në Dublin, në kuadër të përpjekjeve të administratës së Donald Trumpit për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë, Moska vazhdon të kërkojë lëshime territoriale dhe neutralitetin e Ukrainës, kushte që Kievi i ka refuzuar vazhdimisht, duke argumentuar se ato do ta dobësonin aftësinë e vendit për t’u mbrojtur nga një agresion i ardhshëm.

Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të rajoneve Donjeck dhe Luhansk, të cilat përbëjnë rajonin e Donbasit. Tërheqja e forcave ukrainase nga territoret që ende kontrollon në këtë rajon do të kishte rëndësi të madhe politike dhe simbolike për Kievin.

Ndërkohë, Rusia ka rikthyer edhe kërkesat e saj të vitit 2021, duke kërkuar që NATO-ja të ndalojë zgjerimin pranë kufijve të saj dhe të tërheqë infrastrukturën ushtarake nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan aleancës pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Zelensky ka paralajmëruar se negociatat mbeten të vështira, duke iu referuar edhe qëndrimeve të presidentit rus. Moska ka këmbëngulur se nuk do t’i japë fund luftimeve pa një marrëveshje përfundimtare që përfshin zgjidhjen territoriale dhe garancitë e sigurisë.

Bisedimet e fundit vijnë në një periudhë tensionesh mes Kievit dhe Uashingtonit, pas mospajtimeve për sulmet ukrainase ndaj objekteve të naftës në Rusi dhe kufizimeve të pretenduara nga Zelensky në përdorimin e shërbimit Starlink për operacionet mbrojtëse.

Trump ka kërkuar gjithashtu zgjedhje të reja në Ukrainë, ndërsa Zelensky ka deklaruar më herët se është i gatshëm që ato të mbahen brenda disa muajsh pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ky është mesazhi që mori Shqiponja përmes dronit në BBVK5 (VIDEO)

Ky është mesazhi që mori Shqiponja përmes dronit në BBVK5 (VIDEO)

“Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

“Dosjet e BIA-s do të tronditnin Serbinë”, avokati serb përmend Radoiçiqin e Ivanoviqin

Elegancë dhe stil dramatik, Florence Pugh bën një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

Elegancë dhe stil dramatik, Florence Pugh bën një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq