Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas rastit të vrasjes së sotme në Suharekë.

Për këtë rast, ka pasur reagime të shumta, pasi që ai ishte dënuar në Zvicër për vrasje të bashkëshortes, ku ishte dëbuar në Kosovë, e sipas raportimeve, ai ishte pajisur me leje për mbajtje të armës, me të cilën edhe dyshohet ta ketë kryer vrasjen në Suharekë.
Për këtë, deputetja Deliu Kodra, ka adresuar një mori pyetjesh lidhur me pajsijen e tij me leje nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Në Zvicër dënohet për vrasjen e bashkëshortes. Në Kosovë, sipas raportimeve, pajiset me leje për armë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dhe sot dyshohet se vret një tjetër njeri, për një vendparkim, para syve të bashkëshortes dhe vajzës së viktimës. Çfarë shteti është ky ku një person i dënuar për vrasje mund të pajiset me leje për armë? Kush i ka kontrollu dosjet? Kush e ka nënshkru lejen? Kush ka me dhanë përgjegjësi?”, ka shkruar Deliu Kodra.
Ajo ka kritikuar institucionet që kanë dështuar ta parandalojnë rrezikun.
“Kur institucionet dështojnë me e parandalu rrezikun, pasojat i paguajnë qytetarët me jetë! E rëndë, e tmerrshme dhe e papranueshme ajo që ndodhi sot në Suharekë!”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv





