Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje (VIDEO)

Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje (VIDEO)

Rasti i Arlindës: Shtyhet seanca ndaj Jeton Sylaj për kanosje (VIDEO)

Alarmi dëgjohet nga larg, e nga afër shihen veç zyrtarët më elitar të policisë.

Sponsor 3M Express

Por, assesi i akuzuari, Jeton Sylaj.

Ai u soll në Gjykatën Themelore në Pejë të enjten, për t`u përballur me akuzën e kanosjes ndaj ish-gruas Arlinda Zekaj, para se ajo të vritej nga kunati, Alberti.

Deklarimin për akuzën e cila erdhi në gjykatë pas vrasjes së Arlindës, nuk e bëri këtë 12 nëntor, pasi avokati i familjes Zekaj, Besnik Berisha, kërkoi që ajo të shtyhet.

Kjo me arsyetimin se e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën e së enjtes. Andaj u caktua një tjetër për datën 24 nëntor.

Por, kur u pyet për këto të ngjara brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura, u shfaq e shqetesuar avokatja e të akuzuarit, Merita Binakaj.

Pak më gjatë se kjo foli kryetari i Gjykatës, Shemsedin Haxhijaj, veçse për rastin e mëparshëm që u trajtua nga kjo gjykatë nga gjyqtari Migjen Kastrati, i cili i pati caktuar urdhërmbrojtjen Jetonit veç 2 metra, ndaj Arlindes.

Me të nuk po merret as ky si shef i gjyqtarit Kastrati e as Këshilli Gjyqësor.

Ky pretendon se vartësi  i tij s`bëri gabime, andaj ndaj tij s’ka as veprime

Megjithatë, Migjen Kastrati mund të jetë pjesë e hetimeve të cilat është konfirmuar që i ka filluar Prokuroria Speciale e Kosovës, për gjyqtarët, prokurorët e policët që e patën në duar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj që u vra me sëpate natën e 25 tetorit.

Lexo edhe

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

Furnizimi me rrymë: Dimër i vështirë pa kapacitete të reja (VIDEO)

Furnizimi me rrymë: Dimër i vështirë pa kapacitete të reja (VIDEO)

Hoxhaj në forum: Kosova, model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane

Hoxhaj në forum: Kosova, model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane