Barrën financiare si pasojë e obligimeve nga Kontrata Kolektive, komunat për vite e bartin mbi supe.

E tash, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) po synon që firmat të hidhen përsëri ndërmjet tyre e pushtetit lokal, pa e përfshirë fare Ministrinë e Arsimit, raporton Klan Kosova.
Bile, për këtë punë veç kanë nisë përgatitjet.
Mirëpo, nga Shtëpia e Komunave s’po pajtohen hiç me këtë nismë. Këta thanë se s’janë kundër Kontratës Kolektive, por gjendjen financiare s’e kanë hiç të mirë.
E për krejt këto zhvillime, televizioni tentoi të marrë një prononcim edhe nga MASh-i, por që gjatë ditës s’mori përgjigje në pyetjet e adresuara.
Detajet i gjeni më poshtë:





