Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka nisur intervistimin e Blerim Shabanit, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës.

Para Shabanit, para Komisionit janë intervistuar edhe Albulena Muja Bajraktari, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, si dhe Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në të njëjtën komunë.
Kujtojmë se intervistimet po zhvillohen në kuadër të punës së Komisionit për zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin institucional të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.





