Raporti i BE-së për Maqedoninë: Plani i Rritjes vlerësohet, ndryshimet kushtetuese kusht

Raporti i BE-së për Maqedoninë: Plani i Rritjes vlerësohet, ndryshimet kushtetuese kusht

Raporti i BE-së për Maqedoninë: Plani i Rritjes vlerësohet, ndryshimet kushtetuese kusht

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, i dorëzoi kryeministrit Hristijan Mickoski Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vendin për vitin 2026.

Sponsor 3M Express

Pas takimit në Qeveri, Mickoski dhe Rokas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do të paraqesin disa nga vlerësimet dhe vëzhgimet kryesore të Brukselit mbi situatën në vend dhe progresin në integrimin evropian.

Në raport, Komisioni Evropian vëren pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë në Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe aktivitetet e intensifikuara për të përmbushur detyrimet që lidhen me përfshirjen graduale në tregun e vetëm të BE-së, integrimin ekonomik rajonal, zbatimin e reformave dhe sigurimin e mbështetjes financiare.

Një vlerësim pozitiv jepet edhe për pajtueshmërinë e vendit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Maqedonia ka ruajtur pajtueshmërinë e plotë, përfshirë edhe në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës.

Megjithatë, një nga përfundimet kryesore të raportit është se nuk ka përparim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht për hapjen e grupit të parë negociues “Bazat e Procesit të Anëtarësimit”./Telegrafi/

Lexo edhe

Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

Kurti dhe Cassis diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Kurti dhe Cassis diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Të premten bojkotohet mësimi në “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkak gjendja e rëndë higjienike

Të premten bojkotohet mësimi në “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkak gjendja e rëndë higjienike

Raporti i BE-së për Maqedoninë: Plani i Rritjes vlerësohet, ndryshimet kushtetuese kusht | Momenti