Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë mbarëkombëtare për të shtunën në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare në Prishtinë, për të vazhduar kërkesat për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Kjo protestë do të mbahet nga pra 12:00 dhe do të nisë nga Katdralja “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, vrasja e Arlinda Zekajt si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, e cila sipas kësaj organizate, mund ta kalohet vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht.

“Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes.”, thuhet në njoftim.  

Përveç kërkesave për drejtësi, kjo organizatë kërkon nga shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare, si zotim për të gjitha vajzat e gratë e Kosovës.

“Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë. Patriarkisë shtetërore Arlinda ia ka lëkundë themelet, tani është e jona që këtë ta çojmë deri në fund, për t’i dhënë fund njëherë e mirë dhunës së shumëfishtë ndaj vajzave e grave në Kosovë.”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo organizatë ka renditur gjashtë kërkesa, të cilat sipas saj duhet të përmbushen.

“1. Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë; 2. Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit; 3. Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare; 4. Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje; 5. Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë. 6. Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.”, është thënë në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore