Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

Banka “Raiffeisen” në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur lidhur me rastin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, meqë nga kabineti i këtij të fundit kanë konfirmuar se një zyrtar i kësaj banke është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare pa autorizim.

Sponsor 3M Express

Në përgjigje, “Raiffeisen” konfirmojnë se ka pasur ankesë nga kreu i Prishtinës dhe se pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë edhe njoftimin e institucioneve relevante.

“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, ka thënë për Express nga banka “Raiffeisen”

Nga kjo bankë s’kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke thënë se i kushtojnë rëndësi të veçantë ruajtjes së konfidencialitetit bankar të klientëve.

“Sigurojmë klientët se Banka Raiffeisen i kushton rëndësi të posaçme mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe ruajtjes së konfidencialitetit bankar.Në këtë fazë, nuk mund të ofrojmë hollësi të tjera lidhur me rastin”, përfundon përgjigja e “Raiffeisen”.

Kabineti i krytarit të Prishtinës në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se një zyrtar i bankës “Raiffeisen” është qasur pa autorizim në llogarinë dhe transaksionet e kryetarit Rama dhe se të njëjtat i ka shpërndarë. Për këtë thonë se Raiffeisen ka konfirmuar se e kanë identifikuar punëtorin dhe se të njëjtin e kanë shkarkuar.

Nga Zyra e Ramës kanë paralajmëru se do të ndjekin edhe rrugë ligjore ndaj bankës dhe zyrtarit që dyshohet për veprimin

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Dramaturgu britanik Mark Ravenhill mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve | Momenti