Raporti i BE-së për Kosovën përmend Kurtin për gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve

Raporti i BE-së për Kosovën përmend Kurtin për gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve

Raporti i BE-së për Kosovën përmend Kurtin për gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve

Komisioni Evropian ka evidentuar në Raportin për Kosovën për vitin 2026 përdorimin e gjuhës së ashpër dhe akuzave ndaj gazetarëve nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti. Sipas raportit, Kosova ka garanci ligjore për lirinë e shprehjes, por kushtet në të cilat punojnë mediat duhet të përmirësohen.

Sponsor 3M Express

Gjatë periudhës së mbuluar nga raporti janë regjistruar 35 raste të sulmeve fizike, sulmeve verbale ose kërcënimeve ndaj gazetarëve, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak. Raporti përmend pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarë të sigurisë, ngacmimet në internet dhe publikimin e të dhënave personale të gazetarëve.

Komisioni u kërkon zyrtarëve publikë të përmbahen nga deklaratat që shënjestrojnë ose diskreditojnë gazetarët dhe bën thirrje që sulmet dhe frikësimi i tyre të dënohen.

Pronësia e mediave dhe qasja në dokumente publike

Komisioni evidenton mungesë transparence në pronësinë dhe financimin e mediave. Regjistri mbulon vetëm radiot dhe televizionet e licencuara, ndërsa të dhënat për pjesën e tregut që zotëron secili medium nuk janë publike.

Raporti përmend gjithashtu vonesat dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur kërkojnë dokumente publike, si dhe vështirësitë e mediave në gjuhën serbe për të marrë informacione në atë gjuhë. Pagat e ulëta dhe kontratat afatshkurtra vazhdojnë të ndikojnë në kushtet e punës së gazetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kërkohet paraburgim ndaj Valon Currit, dyshohet se shiti mbi 110 armë dhe inskenoi vjedhjen në Gjakovë

Kërkohet paraburgim ndaj Valon Currit, dyshohet se shiti mbi 110 armë dhe inskenoi vjedhjen në Gjakovë

Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan

Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan

Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?

Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?