Shpërthim në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja – 8 persona të asfiksuar në spital

Shpërthim në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja – 8 persona të asfiksuar në spital

Shpërthim në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja – 8 persona të asfiksuar në spital

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin e fortë të regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 83-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri thekson gjithashtu se 8 persona të tjerë kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar drejt spitalit, pasi kanë mbetur të asfiksuar nga tymi.

Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë një bombul gazi, e cila ka sjellë dëmtimin strukturor të shkallëve dhe mureve të pallatit.

Forcat e zjarrfikëses, policia dhe ekipet e emergjencës mjekësore vijojnë të jenë në terren për të menaxhuar situatën, evakuuar plotësisht banorët e mbetur dhe për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Lexo edhe

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret – konfirmohet një viktimë dhe 10 të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret – konfirmohet një viktimë dhe 10 të lënduar

KE: Ndryshimet për Specialen mund të pengojnë rrugën evropiane të Kosovës

KE: Ndryshimet për Specialen mund të pengojnë rrugën evropiane të Kosovës

Shpërthim në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja – 8 persona të asfiksuar në spital | Momenti