Rama urdhëron vendosjen e muralit të Nënë Terezës: Nëse provojnë të na ndalin, do të ballafaqohemi me ta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se do të përballet me ata që po tentojnë ta pengojnë vendosjen e muralit të Nënë Terezës në kryeqytet, duke pretenduar se bllokimi i projektit po bëhet në mënyrë të kundërligjshme.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, Rama ka thënë se projekti është financuar nga Kryeqyteti, ka marrë votat e asambleistëve dhe lejen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ndërsa janë përmbushur të gjitha procedurat ligjore. Megjithatë, sipas tij, po tentohet të pengohet instalimi i muralit.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme dhe të patolerueshme, ndërsa ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e vazhdueshëm të projekteve të Komunës së Prishtinës.

“Ku sot jemi për me e vendos muralin e ikonës shqiptare, shenjtores Nënë Tereza, një figurë kombëtare e botërore, me të cilën njihet populli shqiptar. Përkundër që ky projekt financohet nga Kryeqyteti, duke e marrë votën e të gjithë asambleistëve dhe duke e marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke i kaluar të gjitha fazat ligjore, tash po tentohet që në mënyrë joligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme, e patolerueshme. E kemi një proces diktatorial të kësaj Qeverie, të cilën e keni parë tash e sa vite, që rregullisht i bllokon projektet e kryeqytetit. Kush janë këta njerëz që japin urdhra kundër vullnetit të popullit, kundër vendimit të asambleistëve? Dikush nga lart qenka këtu duke dhënë urdhër për ta ndalur këtë projekt. Nëse provojnë të na ndalin jashtëligjshëm, natyrisht se do të ballafaqohemi me ta”, tha Rama para mediave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjendet 16-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se qëndroi te shoqet, por nuk tregon se ku

Gjendet 16-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se qëndroi te shoqet, por nuk tregon se ku

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet

Urimi për 28 Nëntorin, Kurti publikon disa telegrame që u shkëmbyen atë kohë për Pavarësinë e Shqipërisë

Urimi për 28 Nëntorin, Kurti publikon disa telegrame që u shkëmbyen atë kohë për Pavarësinë e Shqipërisë