Një incident serioz ka ndodhur të premten brenda objektit të Gjykatës në Vushtrri, ku një gjyqtar dyshohet se është kërcënuar nga një 64-vjeçar, derisa ndodhej në zyrën e tij. Rasti ka vënë në lëvizje edhe Hetimet Rajonale të Policisë në Mitrovicë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi i dyshuar është Afrim Shala, rreth 64 vjeç, ndërsa ankuesi është gjyqtari Jeton Zymeri, rreth 40 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor, rreth orës 11:30, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri.
Shala dyshohet se e kishte kanosur gjyqtarin brenda zyrës së tij, duke iu drejtuar me fjalët:
“Ti do ma paguash këtë borxh, se përndryshe maju mirë”.
Në cilësinë e dëshmitarëve të incidentit janë evidentuar një zyrtar policor dhe dy persona të tjerë.
Për rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Vushtrri dhe Njësia e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, të cilat kanë marrë në trajtim rastin.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj Afrim Shalës është iniciuar rast penal për veprën “Kanosja”.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





