Gjendet 16-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se qëndroi te shoqet, por nuk tregon se ku

Është gjetur vajza e mitur nga Fushë Kosova, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të 14 nëntorit. E mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa para hetuesve ka deklaruar se gjatë mungesës së saj kishte qëndruar te shoqet, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për një vajzë rreth 16 vjeçe, zhdukjen e së cilës e kishte denoncuar babai i saj më 16 nëntor, rreth orës 14:40.

Babai kishte deklaruar para policëve se vajza ishte larguar nga shtëpia më 14 nëntor, rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe se prej atëherë nuk kishte informacione për vendndodhjen e saj.

Ai kishte treguar gjithashtu se kjo nuk ishte hera e parë që vajza largohej nga shtëpia në rrethana të tilla.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit për të mitur, Policia kishte iniciuar rastin “Person i zhdukur” dhe kishte nisur hetimet për gjetjen e saj.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta gjejë të miturën, e cila gjatë deklarimit ka thënë se kishte qëndruar te shoqet e saj dhe se nuk kishte pasur ndonjë problem.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë informacione për vendet ku kishte qëndruar dhe as për identitetin e personave me të cilët kishte kaluar kohën gjatë mungesës së saj.

E mitura është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia e Hetimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Haxhiu: Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë për lirinë e Kosovës

Haxhiu: Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë për lirinë e Kosovës

Policët e maskuar futen mes protestuesve në Cyrih, këshilltarët komunalë kërkojnë shpjegime nga autoritetet

Policët e maskuar futen mes protestuesve në Cyrih, këshilltarët komunalë kërkojnë shpjegime nga autoritetet

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet