Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët e pedagogët

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët e pedagogët

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët e pedagogët

Megjithatë, protesta është shoqëruar me qëndrime të ndryshme mes studentëve. Një pjesë e tyre janë rikthyer në auditorë, duke i dhënë fund bojkotit që zgjati rreth dy javë, ndërsa një grup tjetër vijon aksionet për ndërprerjen e procesit mësimor dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar protestës.

Në disa universitete publike të Tiranës, mësimi është zhvilluar normalisht, përfshirë Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Politeknik, Fakultetin e Drejtësisë, Histori-Filologjinë dhe Fakultetin e Ekonomisë. Vendimi për rikthimin në auditorë ishte marrë nga vetë studentët përmes komunikimeve në grupet e tyre, me argumentin se çdo orë e humbur është në dëm të tyre.

Sponsor 3M Express

Por, ndërsa një pjesë e studentëve vijonin mësimin, një grup të rinjsh u mblodhën dje rreth mesditës fillimisht përpara Universitetit Politeknik dhe më pas marshuan drejt fakulteteve të tjera në Tiranë, ku hynë në auditorë dhe ndërprenë procesin mësimor.

Ndërkohë, protestuesit kanë refuzuar deri më tani ftesën e Kryeministrit për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke paralajmëruar vijimin e protestës. Rama është shprehur i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të paraqitur nga studentët dhe pedagogët, ndërsa ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një paketë masash për adresimin e nevojave të tyre.

Sipas Kryeministrit, dëgjimi i shqetësimeve të qytetarëve duhet të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete. Në këtë kuadër, ai ka theksuar se edhe buxheti i vitit 2027 parashikon masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve. Rama ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë në Shqipëri do të përballet me përgjegjësi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët e pedagogët | Momenti